Zbulohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në parkingun e restorantit në Drenas – arrestohet dhe ndalohet për 48 orë

Sinjali ka siguruar detaje të reja lidhur me rastin e një sulmi fizik që kishte ndodhur më 2 korrik 2025, në parkingun e restorantit “Hija” në fshatin Zabel i Ulët – Drenas, ku një person kishte përfunduar me lëndime trupore.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari për këtë rast është V.Krasniqi, rreth 29-vjeçar, i cili kishte goditur me grushte viktimën A.H., rreth 29-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime që janë konfirmuar edhe përmes raportit mjekësor.
I dyshuari është paraqitur vetë në polici më 8 korrik, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.
.
.
.