Mikpritja që prek zemrat: Bashkëshortja e Jakup Krasniqit drekon me Nazmije Racin – Gruan që hap derën e zemrës për familjen e tij në Hagë

Një fotografi e shpërndarë së fundmi tregon një moment të ngrohtë e prekës: Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, shihet duke drekuar me Nazmije Racin – gruan që është bërë streha shpirtërore për familjen Krasniqi gjatë çdo udhëtimi në Hagë.

Nazmije Raci, bashkë me bashkëshortin e saj Sahitin, kanë hapur gjithmonë derën e shtëpisë për familjen Krasniqi. Sa herë që ata udhëtojnë për të takuar bacën Jakup në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, janë pikërisht këta njerëz që i presin me zemër, pa bujë, pa kamera, vetëm me dashuri, transmeton portali DrenicaOnline.

Falënderimi publik për këtë mikpritje ka ardhur nga vajza e madhe e Jakup Krasniqit, Gresa, e cila me fjalë të mëdha ka shprehur mirënjohjen ndaj familjes Raci:

“Në çdo udhëtim drejt Hagës, mes dhimbjes, padrejtësisë dhe ankthit që na shoqëron sa herë jemi te babi, është një derë që na pret hapur gjithmonë. Një derë që nuk kërkon asnjë shpërblim, asnjë vëmendje, asnjë titull nderi. Është dera e Sahit dhe Nazmije Racit, që na priten si të ishim pjesë e tyre, me ngrohtësi, me dashuri e me dinjitet”.

Ky gjest i familjes Raci është një kujtesë e gjallë se solidariteti dhe mirënjohja nuk janë fjalë të zbrazëta – por vepra që ndriçojnë shpirtin e kombit tonë. Në kohë padrejtësish të mëdha, ata nuk e harruan kush e solli lirinë. Ata nuk e harruan Jakup Krasniqin. Dhe ata nuk e lanë vetëm asnjëherë./DrenicaOnline/

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë