Isak Neziri: Shaqa është kryetari i duhur për Prizrenin!

Ish-kandidati për deputet nga PDK dhe afaristi i njohur, Isak Neziri, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kryetarin aktual të Prizrenit, Shaqir Totaj, pas zyrtarizimit të këtij të fundit për një mandat të dytë në krye të qytetit historik, transmeton portali DrenicaOnline.
“Jam i gëzuar që miku im dhe kryetari Shaqir Totaj u zyrtarizua sonte për një mandat të dytë si kryetar i Prizrenit. Me punët e mira për qytetin historik, e transformimin në shumë fusha – Shaqa është kryetari i duhur!”, ka shkruar Neziri.
Ai e ka mbyllur reagimin e tij me një mesazh të shkurtër: “Prizreni me 💙”, duke treguar përkrahje të qartë për Totajn në rrugën e tij drejt rizgjedhjes./DrenicaOnline/