Elmi Shala, ish-komandant i UÇK-së dhe ish-asamblist: Me Drenasin mos bëni eksperimente – mbështeteni Lladrovcin!

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Elmi Shala, ka dalë publikisht në mbështetje të kryetarit aktual Ramiz Lladrovci, duke i bërë thirrje kryesisë qendrore të PDK-së që të mos bëjë eksperimente me kandidaturën për këtë komunë.

Përmes një reagimi të gjatë me shkas, Shala vlerëson qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e Lladrovcit për të mbrojtur autonominë e vendimmarrjes në Komunën e Drenasit nga ndikimet e jashtme politike.

“Te gjithë ne që jetojmë në Drenas e dimë që Ramiz Lladrovci ka ndaluar ndërhyrjet dhe imponimet nga jashtë në organizmin e punës së komunës” shkruan Shala.

Ai ka rikujtuar se ka qenë anëtar i Kryesisë së PDK-së dhe asamblist për tetë vite, duke theksuar se kurrë nuk ka përfituar tenderë apo përfitime të tjera, por ka mbetur gjithmonë besnik ndaj idealeve të luftës dhe bashkëluftëtarëve të tij si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Me Drenasin mos të provojnë me eksperimente. Të mbështetet kandidati i propozuar unanimisht nga Dega e PDK-së në Drenas, kryetari Ramiz Lladrovci – një lider i fortë, i drejtë dhe i pakompromis në mbrojtje të ligjit dhe dinjitetit të qytetarëve”, ka shtuar ai.

Shala përfundon reagimin duke theksuar se mbështetja për Lladrovcin nuk është vetëm politike, por një angazhim për zhvillimin dhe ruajtjen e dinjitetit lokal.

“Vazhdojmë…” – përfundon mesazhin e tij Elmi Shala.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë