“Veç fillimi i fitoreve”/ Salih Dvorani përkrah Naim Bazajn në rrugën drejt përparimit

Asamblisti në Kuvendin Komunal të Drenasit dhe mjeku i njohur, Dr.Salih Dvorani, ka reaguar ashpër ndaj tentimeve për të njollosur figurat me kontribut në luftë dhe paqe, përfshirë komandantin Naim Bazaj. Në një deklaratë publike, ai thekson se jemi në prag të zgjedhjeve komunale dhe është e pritshme që të fillojnë lëvizjet politike, por ai thekson se Iniciativa për Drenasin nuk do të lejojë që qëllimet dashakeqe të njollosin emrat e njerëzve me merita të mëdha, teansmeton portali DrenicaOnline.
“As në kohën më të vështirë të Kosovës e as tani, ne nuk do t’i lejojmë individët me synime të ulëta të dëmtojnë figurat tona më të çmuara siç është Naim Bazaj – komandant në luftë dhe njeri me vlera në paqe”, thekson Dvorani.
Ai shton se puna dhe vlerat do të flasin më shumë se pazaret politike dhe se Naimi me shokë kanë dëshmuar në kohët më të vështira dhe do të dëshmojnë sa herë që vendi ka nevojë.
“Ne nuk jemi njerëz të pazareve. Nuk kemi qenë, nuk jemi, dhe nuk do të jemi kurrë. Përpjekjet dashakeqe vetëm na forcojnë më shumë”, shton ai.
Në përmbyllje, Dvorani i shpreh mbështetje të fuqishme komandantit Naim Bazaj dhe thotë se kjo është veç fillimi i fitoreve për Drenasin përparimtar.
DrenicaOnline do të përcjellë nga afër zhvillimet politike në prag të zgjedhjeve lokale.