Lirohet Naim Bazaj

Mbrëmë u raportua për një aksion të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, që rezultoi me arrestimin e Naim Bazajt, i dyshuar për disa vepra penale, përfshirë “Detyrim”, “Prezantim i rremë si person zyrtar” dhe “Mbajtje të paautorizuar të armëve”.

Megjithatë, avokati i tij, Naim Rudari, ka konfirmuar se klienti i tij është liruar për në shtëpi, duke e përmbyllur reagimin e tij me fjalët: “Naim Bazaj SHKON në shtëpi”.

Ndërkohë policia sot në mëngjes ka dhënë një njoftim të shkurtë për këtë rast: DETYRIM, PREZANTIM I RREMË

Prishtinë  01.04.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprat e cekura më lartë. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë