FC Fadil Bujupi shpallet kampion i Turnirit “Heroi i Kombit Abedin Bujupi”

Spektakël, emocion dhe fitore bindëse! Finalja e madhe e Turnirit Tradicional “Heroi i Kombit Abedin Bujupi” përfundoi me triumfin e ekipit FC Fadil Bujupi, i cili u shpall kampion i vitit 2025, pasi mposhti bindshëm ekipin ASGK-ARI me rezultat të thellë 5 me 1.

Ndeshja u zhvillua në Qendrën Sportive “Ariosi” në Arllat, përpara një publiku entuziast dhe atmosferë elektrizuese që reflektoi dashurinë për sportin dhe respektin për figurën e heroit të kombit, Abedin Bujupi, shkruan portali DrenicaOnline.

Me këtë fitore, FC Fadil Bujupi jo vetëm që rrëmbeu lavdinë e trofeut, por edhe çmimin e madh prej 4,000 eurosh, duke e mbyllur edicionin si skuadra më e kompletuar dhe dominuese e turnirit.

Turniri i sivjetmë, i cili tashmë është kthyer në një ngjarje tradicionale që nderon sportin dhe historinë, u përmbyll me sukses të plotë, falë organizimit shembullor dhe pjesëmarrjes masive të ekipeve, tifozëve dhe dashamirësve të futbollit nga mbarë Drenica./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë