Një personalitet i njohur nga Drenasi sapo përfundoi në pranga të Njësisë Speciale

Një personalitet i njohur i skenës politike në Drenas është arrestuar para pak minutave nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Burime të besueshme të DrenicaOnline.com bëjnë të ditur se ndaj të arrestuarit rëndon dyshimi për përfshirje në veprën penale “Detyrim”, ndërsa aksioni është zhvilluar në orët e pasdites dhe po vazhdon edhe në këto momente.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, identiteti i të arrestuarit nuk është bërë ende publik nga policia, por burimet tona konfirmojnë se bëhet fjalë për një emër të njohur në politikën lokale.

DrenicaOnline do të vazhdojë të ju mbajë të informuar me detaje të reja sapo ato të konfirmohen nga burime zyrtare.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë