Qe 5 vjet janë në burg, Kurti i sulmon Hashim Thaçin e Kadri Veselin: PDK i ka dy kryetarë në Hagë, atje u shkojnë për konsultime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në Tëvë 1 se nuk bëjnë koalicion me PDK-në.
Kurti tha se PDK-ja nuk është informuar sepse sipas tij ka katër apo pesë kryetarë.
Madje, ai involvoi edhe dy ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi e Kadri Veseli që po gjykohen në Hagë që 5 vjet.
Por, Kurti thotë se PDK-ja konsultohet akoma me ta. Rrjedhimisht thotë se nuk mund të ketë koalicion.
“PDK nuk e di a i ka 4 apo 5 kryetarë, por jam i sigurt që nuk i ka 3, 2 e as 1. PDK e di prej përvojës është një shoqëri aksionare me papërgjegjësi pakufizuara dhe aty nuk merresh vesh pse ke fol me një person. Janë dy ish-kryetarët në Hagë të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike”, ka thënë Kurti.
.
.