Avni Gashi i bashkohet ekipit të PDK-së në Lipjan: Forcohet skuadra e Shukri Bujës

Fushata për zgjedhjet lokale në Lipjan ka marrë një tjetër dimension me aderimin e Dr. Avni Gashit në Partinë Demokratike të Kosovës. Kandidati për kryetar të komunës, Shukri Buja, ka mirëpritur Gashin si pjesë të ekipit të tij, duke theksuar rëndësinë e bashkëngjitjes së profesionistëve me përvojë në ndërtimin e një programi qeverisës të qëndrueshëm dhe vizionar, transmston portali DrenicaOnline.

Dr. Avni Gashi është doktor i shkencave të menaxhimit, njohës i thellë i sistemit arsimor dhe një emër i respektuar në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit organizativ. Me një përvojë të gjatë në drejtimin e institucioneve arsimore dhe projekteve zhvillimore, ai pritet të sjellë një qasje të re në hartimin e politikave komunale, veçanërisht në fushën e arsimit dhe qeverisjes së mirë.

“Me kompetencë profesionale dhe vizion të qartë për zhvillimin e Lipjanit, Dr. Gashi do të jetë një kontribues kyç në hartimin e programit tonë qeverisës. Lipjani ka nevojë për profesionistë – dhe bashkë me ta po ndërtojmë fitoren”, është shprehur Shukri Buja në njoftimin zyrtar.

PDK në Lipjan po vazhdon të zgjerojë rrjetin e saj me figura të spikatura nga fusha të ndryshme, duke e pozicionuar veten si opsioni më serioz për drejtimin e komunës në mandatin e ardhshëm./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë