Muhamet Morina nga Gllobari i Drenasit, shembull i suksesit në zemër të Gjermanisë!

Me punë, përkushtim dhe profesionalizëm, ai ka ngritur “Morina Bau” – një kompani e fuqishme në Mühlheim am Main, që sot është pjesë e UBSHGJ-së dhe simbol i ndërtimit me cilësi të lartë në rajonin Rhein-Main, shkruan portali DrenicaOnline.
“Morina Bau” ofron: Punime të brendshme (Trockenbau), termoizolime dhe suvatime si dhe dekorime moderne të fasadave.
Kompania është e njohur për korrektësi, afatshkurtër në realizim dhe qasje individuale për çdo projekt – duke ndërtuar jo vetëm mure, por edhe besim.
Drenasi krenohet me ty dhe me suksesin që po e shpërndan përtej kufijve./DrenicaOnline/