Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal në Drenas, ja vendimet që u moren

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit, e pesat me radhë për këtë vit, me gjithsej 5 pika të rendit të ditës.
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Lestrani, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari, drejtorë të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit.
Pikat e rendit të ditës ishin:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt i Kuvendit Komunal i mbajtur më datën
29.05.2025.
2. Vendim për plotësim ndryshim të vendimit nr. 02.020/04-19803 dt. 29.05.2025 të komisionit për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba.
3. Draft Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale 2026-2028.
4. Informim i Kuvendit Komunal për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për gjashtëmujorin e parë 2025.
5. Të ndryshme.
Të gjitha pikat diskutuan dhe miratuan me shumicë votash.
Për më tepër, mbledhjen e mbajtur sot mund ta ndiqni në linkun si në vijim: