Ekskluzive: Dalin pamjet, ja si e sulmon polici të prangosurin në oborrin e shtëpisë në Klinë (Video)

Tre zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Klinë janë arrestuar pas dyshimeve për rrahjen e një qytetari në oborrin e shtëpisë së tij.
Fillimisht, Inspektorati Policor i Kosovës kishte rekomanduar suspendimin e tyre për shkak të dyshimeve për përdorim të forcës së tepruar.
Pas intervistimit nga prokurori i rastit, është urdhëruar masa e ndalimit për 48 orë ndaj tre zyrtarëve të përfshirë.
IndeksOnline ka siguruar pamje ekskluzive nga rasti, ku shihet qartë momenti i prangosjes së të dyshuarit dhe veprimet e dhunshme të policëve ndaj tij.
Hetimet rreth rastit janë ende në zhvillim, ndërsa prokuroria dhe IPK kanë paralajmëruar ndëshkime për të gjithë ata që kanë tejkaluar kompetencat ligjore.