Shukri Buja i PDK-së e kalon ditën në malet e Gadimes me shokët e tij

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka kaluar një ditë ndryshe në malet e bukura të Gadimes, ku është bashkuar me shokë për një takim miqësor, larg zhurmës së përditshme, transmeton portali DrenicaOnline.

“Në natyrë të pastër dhe ajër të freskët, kjo nuk ishte vetëm një shëtitje, por një rikujtim i miqësisë, kujtimeve dhe bisedave me vlerë”, ka shkruar Buja.

Në mesin e bisedave të sinqerta, janë ndarë të qeshura, rrëfime nga e kaluara dhe ide për të ardhmen. Ai ka theksuar se energjia që vjen nga natyra dhe shoqëria e mirë është e pazëvendësueshme.

Ky aktivitet shihet edhe si një mënyrë për të forcuar lidhjet me komunitetin dhe bashkëpunëtorët, në një kohë kur Buja është i angazhuar në garën për të udhëhequr Lipjanin./DrenicaOnline/


.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë