Ndryshon orari i grumbullimit të mbeturinave në Drenas gjatë verës

Komuna e Drenasit njofton qytetarët se Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A, Njësia Operative Drenas, ka miratuar një orar të ri për grumbullimin e mbeturinave, që do të jetë në fuqi gjatë muajve korrik dhe gusht 2025.

Ky ndryshim vjen si masë mbrojtëse për shëndetin e punëtorëve, bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), për shkak të temperaturave të larta që karakterizojnë sezonin veror.

Orari i ri i ndërrimeve është si vijon:

Ndërrimi 1: Fillon në ora 06:00 Ndërrimi 2: Fillon në ora 17:00 Ndërrimi 3: Fillon në ora 22:00

Qytetarët ftohen që të përshtaten me orarin e ri dhe të vendosin mbeturinat në vendet e dedikuara në përputhje me ndërrimin që i takon zonës së tyre.

Orari i detajuar sipas ditëve dhe vendbanimeve gjendet i bashkëngjitur me këtë njoftim.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në ruajtjen e pastërtisë dhe shëndetit publik!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë