Deputeti i PDK-së: Kjo çka po ndodh është kapje e shtetit për interesa të një personi

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se është e turpshme ajo që po ndodh me Kuvendin dhe me shtetin tonë.
“Kjo është kapje e shtetit për interesa të një personi, është shkelje e Kushtetutës, dhe duhet t’i kthehemi rendit të ditës, të propozohet një kandidat që i merr votat, dhe të krijohen institucionet e vendit. Devijimi i rendit të ditës nga Kryesuesi është shkelje e Nenit 8 të Rregullores së Kuvendit. Paragrafi 4 i Nenit 8 të Rregullores së Kuvendit ka përcaktuar në mënyrë taksative dhe formale rendin e ditës për Seancën Konstituive. Kjo renditje përbën përmbajtjen kryesore dhe të vetme të asaj seance, dhe duhet të respektohet me përpikmëri nga Kryesuesi”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.
.
.
.