Sabit Bujupi: Ekipi im ASGK-ARI me fitore të re, në pritje të sfidës së radhës!

Në kuadër të turnirit tradicional “Heroi i Kombit – Abedin Bujupi”, ekipi ASGK-ARI, që mban emrin e kompanisë ku punon Sabit Bujupi në Gjermani, ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme. Mbrëmë, djemtë e ASGK-ARI triumfuan me rezultat 3:1, duke vazhduar serinë pozitive, transmeton portali DrenicaOnline.
Kujtojmë se në dy ndeshjet paraprake, kjo skuadër ka regjistruar fitore bindëse me rezultat 6:0, duke dëshmuar formë të jashtëzakonshme dhe përgatitje serioze.
Sonte do të hidhet shorti për xhiron e katërt të turnirit dhe Sabit Bujupi shpreson që përballë të jenë ekipet: Dëshmorët e Negrovcit, Fadil Bujupi apo Taulanti Qeramikë – sepse, siç thotë ai, “që nga fëmijëria më kanë pëlqyer sfidat e vështira”.
Suksese ekipit ASGK-ARI në rrugëtimin e mëtejmë drejt finales!