9 persona të lënduar nga aksidenti afër Skenderajt (Video)

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave në fshatin Kopiliq, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë.
Portali DrenicaOnline publikoi më herët video nga ky aksident i rëndë ndërsa tani lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 10:40 në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Kopiliq”.
“Në aksident janë përfshirë dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar nëntë persona”.
.
.