Një grua dhunohet nga bashkëshorti në Skenderaj, gjatë bastisjes gjendet armë pa leje – një i arrestuar dërgohet në mbajtje

Mbrëmë rreth orës 22:00, Policia e Kosovës ka pranuar një raport për një rast dhune në familje në Skenderaj.
Sipas raportit, viktima – një grua kosovare – ka pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj.
Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit është realizuar një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri – pistoletë me një karikator, por pa fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar (të dy meshkuj kosovarë).
Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po trajtohet nga njësitë përkatëse hetimore.