Arrestohet në Drenas personi me 5 urdhër-arreste – Familjarët paguajnë dënimin, lirohet menjëherë

Arratisja e personave të dënuar me urdhër të lëshuar nga gjykata është një dukuri shqetësuese në Kosovë, që po ndodh shpesh. Shumë të dënuar arrijnë t’i shmangen vuajtjes së dënimit për periudha të gjata.
Njësia për zbatimin e urdhëresave ka ndërmarrë sot një aksion në fshatin Terdec të komunës së Drenasit, ku është lokalizuar dhe arrestuar një person i kërkuar me disa urdhër-arreste aktive.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të enjten rreth orës 10:00 është arrestuar 29 vjeçari, i cili kërkohej në bazë të pesë urdhër-arresteve, me gjithsej 69 ditë burg për t’u vuajtur.
Pas ndalimit, familjarët e tij kanë ndërhyrë duke realizuar pagesën e plotë të dënimit, dhe si rrjedhojë, i riu është liruar menjëherë pa u dërguar në vuajtje të dënimit.
Rasti është trajtuar në përputhje me procedurat ligjore.
.
.