Yll Bogaj rikandidon për Asamblenë Komunale në Prishtinë: “Të vazhdojmë bashkë rrugëtimin për një kryeqytet dinjitoz”

Yll Bogaj nga Komorani, i cili jeton dhe vepron prej shumë vitesh në Prishtinë, ka shpallur rikandidimin për asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e AAK-së, transmeton portali DrenicaOnline.
“Në zgjedhjet e këtij viti, me mbështetjen tuaj, dua të rikthehem për të vazhduar punën që kam nisur me përkushtim, tashmë me përvojë më të madhe dhe me vullnet të ri”, tha Bogaj.
Ai thekson se me kandidatin për kryetar, Bekë Berishën, Prishtina ka një mundësi reale të marrë frymë si një kryeqytet i denjë i një vendi evropian.
“Ju ftoj që ta vazhdojmë këtë rrugëtim bashkë, sepse Prishtina ka nevojë për zëra të fuqishëm, të ndershëm dhe të guximshëm”, përfundon ai./DrenicaOnline/
.
.