Urim i veçantë për Dr.Osman Veliun nga ish-nxënësi i tij

Me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit të Profesor Doktor Osman Veliut, ka ardhur një urim i ngrohtë dhe plot mirënjohje nga një prej ish-nxënësve të tij të Shkollës së Mesme të Mjekësisë (1995–1999), Valmir Hylenaj.
Në mesazhin e tij, Hylenaj e përshkruan profesor Veliun si një figurë frymëzuese dhe të palëkundur, që edhe në vitet e vështira të luftës, mbeti i përkushtuar ndaj arsimit dhe formimit të brezave të rinj, duke u mësuar atyre jo vetëm mjekësinë, por edhe vlerat njerëzore të qëndrueshmërisë, guximit dhe shpresës.
“Kontributi juaj si mjek dhe profesor ka lënë gjurmë të thella në shumë breza dhe institucione,” thekson Hylenaj, duke shtuar se edhe pse Profesor Veliu po hyn në një kapitull të ri të jetës, vendi ynë ende ka nevojë për figura të tilla që udhëheqin me dije dhe integritet.
Në fund të urimit, ai i dëshiron shëndet, qetësi dhe gëzim në vitet që vijnë, duke e përmbyllur me fjalët: “Me respekt dhe mirënjohje, shoku, miku dhe nxënësi i juaj – Valmir Hylenaj.”
.
.
.