Reagim i ashpër nga Drenasi: Halilaj kundër provokimeve të Vehbi Kajtazit ‘ai është demagog’

Pas një deklarate të gazetarit Vehbi Kajtazi, i cili ka sugjeruar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) duhet të rikandidojë Sami Lushtakun për kryetar të Drenasit, ka ardhur një reagim i menjëhershëm dhe i prerë nga asamblisti dhe ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Labinot Halilaj.

Kajtazi kishte deklaruar: “PDK duhet me kandidu Sami Lushtakun për kryetar të Drenasit. Veç ai i rahaton krejt, madje edhe dikë që shitet i fortë.”

Ndaj kësaj deklarate, Halilaj reagoi me tone të ashpra duke e cilësuar gazetarin Kajtazi si “demagog”.

“Tendenca për të krijuar rivalitete të pavenda apo për të nxitur ballafaqime mes liderëve lokalë të Drenicës, nuk i shërben PDK-së, por vetëm forcon kundërshtarët tanë politikë,” ka theksuar Halilaj në reagimin e tij.

Reagimi i Halilajt shihet si mbrojtje e unitetit brenda strukturave lokale të PDK-së në Drenas dhe një kundërshtim ndaj përçarjeve që mund të shkaktohen nga deklarata të tilla publike.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë