“Gabim e ki nëse menon që fiton Dada Razë”, Krasniqi flet për deklaratat e  Lladrovcit dhe për kandidatët e PDK-së nëpër komuna

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka folur në “Pressing” të T7, për telashet në degën e Drenasit.

Pasi u shpallën disa kandidatura për kreun e Drenasit, kryetari aktual Ramiz Lladrovci në formë metaforike kishte thënë se “gabim është të mendohet se mund të fitohet me Dadën Razë”.

Kreu i PDK-së, tha se nuk e njeh Dadën Razë – por kushdo, edhe i panjohur – i mjafton logo e PDK-së që së paku të hyjë në balotazh.

“Unë nuk e njoh Dadën Razë, Dada Razë hynë balotazh pa asnjë telashe – pa e njoftë kërkush veç logon e PDK-së me pas. Me fitu pa raund dytë, a balotazh mundet, se na balotazh kemi qenë me Ramizin”, ka thënë Krasniqi.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë