Fëmijët shqiptarë që po udhëheqin botën – një djalë nga Drenica i dedikon librin e tij nënës

Nga Kosova në skenën ndërkombëtare të drejtësisë – një histori suksesi që na bën të gjithëve krenarë.
Dr. Ylli Dautaj, jurist dhe akademik me famë ndërkombëtare, ka botuar librin e tij më të ri:
“Sovereign Immunity from Execution and International Arbitration: Theory & Practice” – një vepër e thelluar mbi të drejtën ndërkombëtare, që po përdoret tashmë nga profesionistë, gjyqtarë dhe vendimmarrës në mbarë botën.
Por përveç rëndësisë akademike të librit, ajo që preku më shumë lexuesit është dedikimi i tij:
“I dedicate this book to my mother, Aurora Pirraku.”
Në këto pak fjalë fshihet një histori sakrifice, dashurie dhe përkushtimi që shumë nëna shqiptare do ta njohin. Aurora, nëna e tij, është vetë një grua me histori të jashtëzakonshme – nga një vajzë refugjate nga Kosova në Suedi, në një profesioniste që sot shërben si psikoterapiste, kriminologe dhe mbrojtëse e zëshme e drejtësisë dhe barazisë sociale.
Libri është tashmë në shitje ndërkombëtare dhe mund të porositet këtu:
https://law-store.wolterskluwer.com/s/product/sovereign-immunity-from-execution-and-international-arbitration-theory/01tPg00000BqmAHIAZ
Ky nuk është vetëm një libër. Është një histori suksesi shqiptare.
Një dëshmi se fëmijët tanë, të rritur me vlera, dije dhe sakrifica, po lënë gjurmë në botë – dhe nuk harrojnë kurrë prej nga vijnë.
⸻
Nëna Aurora Pirraku Nika është grua me katër universitete të përfunduara dhe aktiviste politike në Suedi.
Shkruan dhe reflekton rregullisht në Facebook për shëndetin mendor, drejtësinë dhe shoqërinë.
Kjo Nene që të gjithë femijet i kanë doktoruar në Suedi – një testament i përkushtimit të saj të palodhur si nënë dhe profesioniste.
Aurora Pirraku Nika — shqip:
• Leg. Psykoterapeut Cognitive Behavioral Therapy (CBT) & Psychodynamic Therapy
• Trauma & ACT (Acceptance and Commitment Therapy)
• Fil. Mag i Ledarskap
• Fil. Mag Shkencëtare në Shkencat e Sjelljes (Beteendevetare)
• Kriminologe me Magjistër në Punën e Policisë