“Bardhësitë e Atdheut” – Enciklopedia Gjithkombëtare me 41 mijë dokumente, fakte dhe dëshmi gjithkombëtare të Atdheut

Nga: Ekipi Hulumtues, Botues, Dokumentues dhe Promovues i Enciklopedisë Gjithkombëtare të Atdheut, “Bardhësitë e Atdheut”

PRISHTINË,
26 qershor 2025

Sukseset, botimet dhe promovimet e Enciklopedisë Gjithkombëtare, me prezantime edhe ndërkombëtare, “Bardhësitë e Atdheut”, të autorit, ish-reporter dhe veteran i UÇK-së, Afrim Mustafa, po vazhdojnë.

Kjo enciklopedi, e cila përfshin mbi 41 mijë fakte, dëshmi, argumente dhe dokumente gjithkombëtare treshekullore të Atdheut tonë, tashmë ka marrë vlerësime të larta nga personalitete me ndikim dhe me emër në jetën publike në Kosovë dhe në hapësirat gjithshqiptare, si akademikët: Esat Stavileci, Pajazit Nushi, Mehmet Halimi, por edhe gjeneralët e luftërave të UÇK-së: Dr. Bislim Zyrapi, Dr. Jakup Krasniqi, Shukri Buja, ish-kryeministri Dr. Bajram Rexhepi, Dr. Sabri Kiçmari, Rrustem Berisha, Spiro Butka, Prof. Dr. Nexhat Çoçaj, Sokol Dobruna, Dr. Kudusi Lama, shkrimtari Izet Avdyli, Shaqir Foniqi, Bilall M. Maliqi dhe shumë e shumë të tjerë.

Në një promovim solemn, të mbajtur edhe në Tiranë, është folur për rëndësinë e jashtëzakonshme që ka kjo vepër madhore e autorit, publicistit të mirënjohur të trojeve shqiptare, Afrim Mustafa.

Në promovimin solemn, organizuar nga gazeta prestigjioze “Nacional” në Tiranë, kryetari i SHFDUÇK, Xhavit Jashari, tha se Enciklopedia Gjithkombëtare “Bardhësitë e Atdheut” ka peshë të rëndësishme historike dhe historiografike për Kosovën dhe krejt shqiptarinë. Gjithashtu, botuesi dhe publicisti i mirënjohur, Mujë Buçpapaj, theksoi se Enciklopedia Gjithkombëtare “Bardhësitë e Atdheut” është pasuri për historiografinë tonë gjithshqiptare dhe kjo enciklopedi duhet të vendoset në çdo shtëpi dhe familje shqiptare.

Sukseset e Enciklopedisë Gjithkombëtare “Bardhësitë e Atdheut”, të autorit Afrim Mustafa, vazhdojnë…

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë