Sokol Bashota zyrtarizohet kandidat i PDK-së për kryetar të Klinës

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës në Klinë ka vendosur ta kandidojë ish-kryetarin Sokol Bashota për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në një deklaratë drejtuar anëtarëve të partisë dhe qytetarëve, Bashota e cilësoi nominimin si “nder të madh”, ndërsa theksoi se e pranon “me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë dhe mirënjohjes”, transmeton portali DrenicaOnline.
“Besimi që më është dhënë është dëshmi e vlerësimit për angazhimin tim deri tani, por edhe një obligim i fortë për të punuar më shumë për zhvillimin e Klinës,” tha ai, duke u zotuar për një komunë “më të drejtë, më të zhvilluar dhe më pranë qytetarit”.
Bashota premtoi përkushtim të përditshëm për “mirëqenie, zhvillim dhe dinjitet” për secilin banor, ndërsa falënderoi strukturat e PDK-së për mbështetjen dhe u bëri thirrje qytetarëve që ta mbështesin rrugëtimin e tij drejt një mandati të ri./DrenicaOnline/
.
.
.