Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter është ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e disa zonave.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet janë regjistruar në orën 05:04 të mëngjesit me orën lokale. Tërmeti kishte një thellësi prej vetëm 5 kilometrash, çka e bëri atë të ndjehej ndjeshëm në sipërfaqe.

Epiqendra u lokalizua rreth 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por autoritetet po monitorojnë situatën nga afër.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë