Zhvillimet politike në Drenas/ Lajmërohet edhe Driton Ajazi: Sot ka qenë ditë e nxehtë në Drenas, por 12 Tetori do ta sjellë freskinë

Skena politike në Drenas po nxehët çdo ditë e më shumë. Pas një sërë deklaratash nga figura të njohura politike, sot ka reaguar edhe Driton Ajazi, kryetar i subjektit politik Demokratët për Drenasin (DD).

Në një deklaratë për opinionin publik, Ajazi është shprehur me tone të qarta për një ndryshim që, sipas tij, po vjen:

“Sot ka qenë ditë e nxehtë në Drenas, por 12 Tetori do të jetë dita që do sjellë freskinë e vërtetë për të gjithë ne!”, ka thënë shkurt Ajazi, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth planit apo veprimeve konkrete që priten nga subjekti i tij.

Kjo deklaratë ka ngjallur interes në qarqet politike dhe tek qytetarët, të cilët presin të shohin se çfarë do të sjellin javët në vazhdim.

DrenicaOnline si portali lider në rajon do të vazhdojë ta përcjellë nga afër dinamikën politike në Drenas dhe zhvillimet që pritet të ndodhin në muajt në vijim./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë