Gjendet në rrugë pa shenja jete një person afër Drenasit – Policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së dielës në fshatin Gllanasellë të komunës së Drenasit, ku një burrë i moshuar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 22 qershor 2025, rreth orës 18:00, Policia ka pranuar një informatë për një trup të shtrirë në rrugën “Milazim e Mehdi Fazliu”. Menjëherë pas marrjes së thirrjes, njësitet policore dhe autoambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nga mjeku kujdestar është konfirmuar se personi kishte ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si L.M, 80 vjeçar dhe banues i fshatit Gllanasellë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, hetuesit dhe forenzika, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet janë në zhvillim për të sqaruar rrethanat e sakta të kësaj ngjarje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë