Isak Neziri përkrah boksin shqiptar në Munchen – përfaqësim dinjitoz i mërgatës sonë

Biznesmeni i njohur dhe ish-kandidati për deputet, Isak Neziri, ka udhëtuar nga Kosova drejt Gjermanisë për të qenë pjesë e një ngjarjeje madhështore sportive që do të mbahet më 28 qershor në Munchen – një arenë që do të mirëpresë kampionë shqiptarë dhe ndërkombëtarë të boksit, transmeton portali DrenicaOnline.
Neziri tha se ndihet i nderuar të jetë pjesë e këtij organizimi që promovon jo vetëm sportin, por edhe sukseset e mërgatës shqiptare në të gjitha fushat.
“Jam i lumtur me sukseset e mikut tim, trajnerit Agronit, i cili është më meritori për afirmimin dhe rezultatet e jashtëzakonshme të talentëve tanë. Do të vazhdoj ta mbështes me kompanitë e mia, ashtu siç kam bërë gjithmonë”, theksoi Neziri.
Ai shtoi se përkrahja për sportin dhe komunitetin shqiptar jashtë vendit është një detyrim moral dhe krenari personale:
“Forca shqipe!”
Ngjarja e 28 qershorit në Munchen pritet të jetë një nga më të mëdhatë në historinë e sportit shqiptar në diasporë./DrenicaOnline/