I riu nga Skenderaj shkruan fjalë emocionuese për bashkëshorten e ndjerë

Javë me parë është raportuar për një aksident me fatalitet në Polluzhë të Drenasit, ku humbi jetën 24 vjeçarja Blerta Rexha.
Në veturë ishte edhe i fejuari i saj Leutrim Azemi, i cili i mbijetoi plagëve të marra.
Humbjen e saj padyshim po e përjeton rëndë Leutrimi i cili ka ndarë një postim në llogarinë e tij, ku është shprehur “O dritë e diell, Allahu qoftë i kënaqur me ty o gjysma jem, qofsh banore e Xhenetit nusja jem, ma ke këputë shpirtin o bebi jem, m’ke varros për s’gjalli, pusho në paqe Engjulli jem”.
.
.