Aksident i rëndë në Poklek të Ri – raportohet për të lënduar rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak çaste më parë në fshatin Poklek i Ri të komunës së Drenasit, ku janë përfshirë dy vetura, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas informacioneve të para nga terreni, nga përplasja janë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe raportohet për persona të lënduar rëndë.
Njësitë e policisë dhe autoambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor.
Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në këtë pjesë, drejtuesve të automjeteve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion./DrenicaOnline/