Zjarrvënie në këtë fshat të Drenicës, dëme prej 36,500 eurosh

Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë dy kontejnerë në fshatin Syriganë, ku janë djegur të gjitha pajisjet brenda tyre.

Sipas raportit të policisë, në vendin e ngjarjes janë vërejtur mbishkrime me simbole “SRB” dhe “4 S”.

Ankuesi, një mashkull kosovar, ka bërë të ditur se vlera e dëmit të shkaktuar arrin rreth 36,500 euro.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Policia apelon që nëse dikush ka informacion për ngjarjen, të kontaktojë në numrat e emergjencës.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë