Me nënën e gruan në Mekë – Aktori nga Drenasi Dardan Gashi ndan eksperiencën nga vendi i shenjtë (VIDEO)

Aktori Dardan Gashi ka kryer Haxhin në Mekë, bashkë me nënën e gruan e tij.
Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Gashi foli për eksperiencën e tij në vendin e shenjtë të islamit, transmeton Klankosova.tv.
“Unë, me fol drejt, ende nuk jam i adaptuar me kthimin, me shpirt jam ende atje, me ndikimin që e ka krejt kjo procedurë. Haxhi është njëra prej pesë shtyllave të islamit, zakonisht nuk është lehtë e arritshme. Kur të mbërrin e kupton rëndësinë, e konsideron si një përmbushje”, u shpreh aktori.
Ai tutje thotë se pas kësaj eksperience, shpreson që do të ketë fillim të ri për të.
Ndër të tjera, Gashi foli edhe për komentet negative e madje ekstremiste që merr.
Por për të kuptuar më shumë, ndiqni videot e mëposhtme: