Ariana Musliu-Shoshi: Me besim dhe përkushtim drejt fitores – Urime Kryetarit Krasniqi për vazhdimin e mandatit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas përfundimit të Konventës së 11-të të PDK-së, ku Memli Krasniqi u rizgjodh kryetar i partisë me unanimitet, transmeton portali DrenicaOnline.

Përmes një postimi, ajo shprehu përkushtimin e saj për rrugëtimin politik të PDK-së dhe falënderoi delegatët, kolegët dhe anëtarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e qartë në këtë proces të rëndësishëm partiak.

“Në Konventën e 11-të të PDK-së, bashkë me delegatët dhe kolegët deputetë, me besim dhe përkushtim për rrugëtimin tonë të përbashkët drejt fitores!” – ka shkruar Musliu-Shoshi.

Ajo e ka uruar Kryetarin Memli Krasniqi për vazhdimin e mandatit, duke vlerësuar udhëheqjen e tij si të qartë, me vizion modern dhe të qëndrueshëm mbi vlerat e PDK-së dhe të shtetit të Kosovës.

“Urime Kryetarit Memli Krasniqi për vazhdimin e mandatit me udhëheqje të qartë, vizion modern dhe besnikëri ndaj vlerave të PDK-së dhe Kosovës!” – përfundon reagimi i saj./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë