Vdes veterani i arsimit nga Arllati, Nazif Bujupi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, mësuesit të nderuar Nazif Xhemail Bujupi nga Arllati, transmeton portali DrenicaOnline.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Drenasit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bujupi, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën nderin ta njohin dhe të mësojnë nga ai”, ka shkruar Lladrovci.
Ai e ka cilësuar mësuesin Nazif si një figurë të respektuar, njeri të dijes dhe përkushtimit, që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e brezave të tërë.
“Humbja e tij është dhimbje për të gjithë ne. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë të paharruara”, përfundon ngushëllimi i kryetarit të Drenasit./DrenicaOnline/
.
.