Shahin Dervishaj e mban premtimin – 21 mijë euro për Handikos!

Biznesmeni i njohur nga Drenica dhe ish-kandidati për deputet, Shahin Dervishaj – i cili mori rreth 13 mijë vota në zgjedhjet e kaluara – ka bërë sot një hap të madh drejt përmbushjes së premtimeve të tij, transmeton portali DrenicaOnline.
“Gjatë fushatës premtova se do të jem krah tyre – dhe sot, me zemër të plotë, e bëra hapin e parë: 21,000 euro mbështetje për tri vitet e ardhshme për Handikos”, ka deklaruar ai gjatë një vizite në organizatën Handikos në Prishtinë.
Dervishaj tha se kjo nuk është thjesht një ndihmë financiare, por një përqafim i sinqertë dhe besim i vazhdueshëm se do të jenë aty në çdo hap dhe çdo sfidë për personat me aftësi të kufizuara.
Ai falënderoi përzemërsisht edhe dy bizneset që iu bashkuan kësaj nisme fisnike:
“Asphalt Bau Topallaj”, me pronar Rrustem Topalli dhe “Universal Bau GmbH”, me pronar Ekrem Nimani.
“Faleminderit nga zemra për mikpritjen!” – përmbylli ai statusin me emocion./DrenicaOnline/