Shukri Buja e merr seriozisht garën për kryetar të Komunës së Lipjanit

Ish-kryetari i Komunës së Lipjanit dhe aktualisht shef i shtabit zgjedhor të PDK-së, Shukri Buja, ka nisur me intensitet përgatitjet për garën e ardhshme zgjedhore, duke e marrë seriozisht rikthimin në krye të komunës, transmeton portali DrenicaOnline.

Përmes takimeve të njëpasnjëshme me strukturat e partisë dhe me qytetarë të ndryshëm, Buja po dëshmon se është i përkushtuar dhe i vendosur për të rikthyer besimin e lipjanasve.

Angazhimi i tij i hershëm dhe mobilizimi i shtabit zgjedhor janë tregues të qartë se PDK-ja në Lipjan synon një garë të fortë dhe të organizuar, me Shukri Bujën në krye të sfidës për të udhëhequr sërish komunën./DrenicaOnline/

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë