E sulmon të birin me kanaçe birre pas një zënke për veturën – Babai nga Podujeva përfundon në polici, djali kthehet në shtëpi

Një tjetër rast dhune në familje është shënuar në komunën e Podujevës mbrëmjen e 18 qershorit, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij pas një mosmarrëveshjeje për shitjen e veturës së familjes.
Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dumnicë e Poshtme, ku E. J, 46 vjeçare dyshohet se e ka goditur të birin, B. J, 19 vjeçar, me një kanaçe birre.
Pas raportimit të rastit, njësia e hetuesisë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar palët në stacionin policor për intervistim. Djali ka deklaruar se babai e kishte goditur fizikisht pas një konflikti për veturën, për çka kishte edhe një video-incizim si provë. Në deklaratën e tij, babai i mohoi akuzat.
Lidhur me rastin, është kontaktuar Prokurori kujdestar për dhunë në familje, i cili ka cilësuar veprën si “Dhuna në familje” dhe ka urdhëruar që i dyshuari të ndiqet në procedurë të rregullt, pa ndalim.
Pavarësisht ngjarjes, viktima ka vendosur me vullnetin e tij të lirë që të kthehet për të jetuar me familjen.