Altin Krasniqi: Vetëvendosja po e mban peng vendin për interesa partiake

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës si po menaxhohet procesi i formimit të institucioneve pas zgjedhjeve. Ai ka thënë se në një vend demokratik, deputetët nuk mund të votojnë nën imponim dhe se kjo është praktikë që ndodh vetëm në regjime autoritare, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas tij, nëse partia fituese ka nevojë për votat e të tjerëve, ato duhet të sigurohen përmes marrëveshjeve politike, e jo përmes diktatit.

“Pse po e mban të bllokuar vendin nëse i ka votat?”, pyet Krasniqi, duke e cilësuar sjelljen e Vetëvendosjes si të papërgjegjshme dhe të dëmshme për shtetin.

Ai shton se për më shumë se tre muaj, VV nuk ka ndërmarrë asnjë hap serioz për të zgjidhur ngërçin institucional, duke e thelluar krizën politike në vend.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë