Vetura kaplohet nga tymi në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova, në Prizren, ku një veture është mbuluar nga tymi.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi nga ky aksident, ku shihet vetura e djegur.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, mirëpo në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit.

Gazeta Express ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia në rajonin e Prizrenit, por të njëjtit deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë