Shala: Pasojat e moskonstituimit të Kuvendit veçse kanë filluar të shfaqen

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala përmes një postimi në rrjetin social në Facebook është shprehur se pasojat e moskonstituimit të Kuvendit veçse kanë filluar të shfaqen

Kjo për faktin se sipas Shalës në bazë të ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2025, RTK-së për periudhën janar–dhjetor 2025, pritet ti ndahen 8 milionë e 960 mijë euro.

Deputeti i PDK-së thotë se në fund të çdo gjashtëmujori, RTK-ja duhet të dorëzojë raportin e shpenzimeve të realizuara në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere të Kuvendit.

Mirëpo për shkak të moskonstitumin kjo nuk mund të ndodhë. E për këtë ai ka parashtruar disa pyetje.

Pyetjet dhe dilemat që lindin:

 • A e ka dorëzuar RTK-ja raportin gjashtëmujor?

 • Kujt ia ka dorëzuar, kur Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ende nuk është konstituuar?

 •Kush e ka shqyrtuar dhe miratuar programin e shpenzimeve të planifikuara?

 •Kush mund të marrë vendim në emër të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere?

 •A mund Thesari t’i alokojë mjetet pa vendim të Komisionit?

 •Kush mban përgjegjësi për këto shkelje të mundshme ligjore?

 •A rrezikojnë punëtorët e RTK-së të mbesin pa paga nga muaji korrik e tutje?

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë