Nuredin Lushtaku bën homazhe në nderim të dëshmorëve në Skenderaj

Kandidati për kryetar të Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka bërë sot homazhe në nderim të Dëshmorëve të Kombit, në kuadër të Ditës së Çlirimit të Skenderajt dhe Ditës së Dëshmorëve të Kombit, transmeton portali DrenicaOnline.

Homazhet filluan pranë Shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për të vazhduar më pas në Kompleksin e Dëshmorëve në Morinë.

Gjithashtu, Lushtaku nderoi edhe jetën dhe veprën e heroinës Zahide Jashari, nënës së Legjendave të Kombit – Adem dhe Hamëz Jashari – me homazhe pranë bustit të saj, i cili ndodhet pranë çerdhes së qytetit që mban emrin e saj.

“Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët dhe martirët që ranë për lirinë e vendit!” – theksoi Lushtaku në këtë ditë të veçantë për Skenderajn dhe gjithë Kosovën.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë