Isak Neziri vazhdon aksionin e dhurimit të laptopëve: Nga Drenica për arsim më të mirë

Afaristi dhe ish-kandidati për deputet nga Drenica, Isak Neziri, ka vazhduar misionin e tij për të përmirësuar kushtet e mësimdhënies dhe të të nxënit në shkollat tona.

Kësaj radhe, Neziri ndau laptopë për mësimdhënësit në Polac dhe Prekaz, ku u prit me mirënjohje nga stafi arsimor. Ai u shpreh se përmirësimi i kushteve për mësim të nxënësve është misioni i tij në këtë rrugëtim që ka nisur në shkollat e Drenasit dhe Skenderajt, dhe që do të vazhdojë edhe në komunat e tjera të vendit.

“Bashkë për arsimin”, është mesazhi që shoqëron çdo veprim të tij në këtë nismë që po përkrahet gjithnjë e më shumë nga komuniteti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë