FC Gllareva shpallet fituese e turnirit “Dëshmorët e Korroticës së Epërme” pas penalltive dramatike

Fitues i turnirit tradicional “Dëshmorët e Korroticës së Epërme” u shpall FC Gllareva, pas një finaleje dramatike ndaj KF Abedin & Bashkim Bujupi. Ndeshja përfundoi me rezultat 3:3 pas kohës së rregullt, ndërsa fati u vendos përmes goditjeve të penalltive, ku Gllareva ishte më e saktë, transmeton portali DrenicaOnline.
KF Abedin & Bashkim Bujupi kishte dominuar fillimisht, duke krijuar epërsi prej 3:0 deri në minutën e 26-të, por kundërshtari arriti të barazojë rezultatin dhe ta çojë finalen në një përballje të fortë deri në fund.
Organizatorët falënderuan të gjitha ekipet pjesëmarrëse, ndërsa mbrëmja u vlerësua si një festë e vërtetë e sportit dhe respektit për dëshmorët e kombit./DrenicaOnline/
.
.