Ish-ushtari i UÇK-së tregon si u stërvit nga Ajvaz Berisha, i njohur si Komandant “Tigri” (Video)

Një video e publikuar së fundmi nga një ish-ushtar i UÇK-së, Arsim Jashari, po përcillet me emocione të forta. Në këtë video, Jashari tregon me krenari se si gjatë luftës së lavdishme çlirimtare, u stërvit dhe u përgatit nga vetë Ajvaz Berisha – atëherë i njohur si Komandant “Tigri”.

Berisha, një nga djemtë më të guximshëm të Drenicës, ishte ndër të parët që iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke ardhur nga Gjermania. Ai nuk hezitoi asnjë çast për t’u vënë në shërbim të atdheut, në një nga periudhat më të rënda të historisë sonë.

Sot, pas më shumë se dy dekadash, prof. dr. Ajvaz Berisha, intelektual dhe profesor universitar, vazhdon misionin për vendin – kësaj here si Kryetar i “Bashkimit Demokratik” dhe kandidat për Kryetar të Komunës së Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë