“Tupanat Drenicë” – Grupi i ri muzikor nga Drenasi që po sjell atmosferë në çdo ndejë familjare

Një frymë e re argëtimi po vjen nga zemra e Drenicës – grupi muzikor “Tupanat Drenicë” ka nisur zyrtarisht aktivitetin e tij dhe po merr përkrahje të madhe nga qytetarët në të gjithë vendin.
Të përbërë nga të rinj plot energji dhe entuziazëm, “Tupanat Drenicë” ofrojnë performanca të veçanta në ahengje familjare, dasma, fejesa dhe çdo lloj feste tjetër. Ata veçohen jo vetëm për stilin e tyre tradicional dhe profesionalizmin në punë, por edhe për atmosferën që krijojnë kudo që performojnë.
“Jemi të përkushtuar të sjellim gëzim dhe ritëm në çdo ndejë. Për ne, kjo nuk është vetëm muzikë, por edhe pasion dhe respekt për traditën,” thonë anëtarët e grupit.
Të interesuarit mund t’i kontaktojnë në numrin: 045 221 660, për të rezervuar datën e tyre të veçantë.
Për një atmosferë të paharruar dhe tinguj të vërtetë drenicas – “Tupanat Drenicë” janë zgjedhja ideale!