Isak Neziri nuk ndalet, dhuron laptopë për shkollat në Komoran, Arllat, Zabel dhe Korreticë të Poshtme

Afaristi i njohur dhe ish-kandidati për deputet nga Drenasi, Isak Neziri, ka realizuar një vizitë domethënëse në disa shkolla të komunës, ku ka takuar mësimdhënësit e Komoranit, Arllatit, Zabelit dhe Korreticës së Poshtme.
Në këtë vizitë, ai ka shpërndarë laptopët e premtuar, si shenjë e përkushtimit ndaj përmirësimit të kushteve për mësim dhe mësimdhënie, transmeton portali DrenicaOnline.
“Zemra mal mes mësimdhënësve të dashur në Komoran, Arllat, Zabel dhe Korreticë të Poshtme. Biseduam për arsimin, sfidat dhe nevojat e përditshme teksa ndava laptopët e premtuar”, ka thënë Neziri, duke shtuar se synimi i tij është që të ofrojë më shumë mundësi për fëmijët dhe të rinjtë.
Ky angazhim i tij vlerësohet lartë nga qytetarët, si një hap konkret në mbështetje të arsimit dhe zhvillimit të gjeneratave të reja./DrenicaOnline/