Djali i Presidentit Hashim Thaçi në mbështetje të Memli Krasniqit edhe për një mandat si kryetar i PDK-së

Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit Hashim Thaçi ka shprehur falënderim për kryetarin e PDK-së, MemliKrasniqi, i cili siç ka thënë Thaçi, e ka udhëhequr Partinë Demokratike të Kosovës me maturi, mençuri dhe guxim.
Sipër një fotoje të Memli Krasniqit me ish-Presidentin Hashim Thaçi, Endriti ka shkruar se kryetari aktual i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka marrë mbi supe një barrë të rëndë, në një kohë aspak të lehtë, por sipas tij, në çdo sfidë, ka qëndruar drejt dhe ka dalë faqebardhë”, ka shkruar Thaçi.
“Babi im e ka pasur mik e
bashkäpunetor. Unë i besoj Memlit. Me zemër e me bindje. Të priftë e mbara, Kryetar. Vazhdo drejt. Kosova ka nevojë për forcën, qartësinë dhe vizionin tënd”, ka thënë Thaçi.
https://www.instagram.com/stories/endritthaci/3656267003517779508?utm_source=ig_story_item_share&igsh=MTd0eGZxb3F2dmJhZA==